Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    THADROJ

    kal.
    1. Punoj drurin a gurin me thadër; gdhend a latoj me thadër, skalit; hap vrima me thadër në një vegël prej druri, në një tra etj. Thadroj parmendën (zgjedhën, trarin). Thadroj në dru.
    2. fig. E mësoj dikë që të sillet a të veprojë më mirë, që të jetë i njerëzishëm, i shtruar a i dëgjueshëm, e edukoj; e gdhend. Do thadruar pak ai.
    3. fig. E ngulit diçka thellë e në mënyrë të qëndrueshme a të pashlyeshme, bëj që të mbetet e paharruar. E thadroi në mendje (në zemër). E thadroi në këngë. Ia thadroi në tru.