THËLLËZË
f. sh. zool.
- Zog i madh sa një pëllumb, zakonisht me ngjyrë të murrme në të përhime me sqep të kuq, që jeton në tufa fushave e maleve dhe që këndon bukur. Thëllëzë mali (fushe). Mish thëllëze. Tufë thëllëzash. E bukur si thëllëzë. Këndojnë thëllëzat. Doli për thëllëza. Ecën si thëllëzë.
- fig. përk. Vajzë a nuse e bukur. Mori një thëllëzë.