THËRRAS
kal.
- Dhe thirra, thirrur 1. i flas dikujt me zë të lartë, që të më përgjigjet, që të më vijë pranë etj.; / e qortoj ose e kërcënoj duke i bërtitur, i çirrem: mos thirr, se s'ta kam frikën! 2. jokal. flas, brohoras, këndoj ose qaj me zë të lartë; këlthas. 3. ftoj dikë, grish; / i them dikujt që të vijë tek unë; i bëj thirrje dikujt të plotësojë një punë të rëndësishme; jap kushtrimin: thërret në kushtrim (dikë) jep kushtrimin për diçka. / pës. thirrem (thërritem).