Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    THËRRMOJ

    kal.
    1. E ndaj në grimca të vogla, e bëj grimca-grimca, e ndaj në thërrmija, e shkoq; e bëj thërrime (bukën, djathin etj.); e ndaj pjesë-pjesë diçka, e copëzoj. U thërrmoi bukën pulave. Thërrmoi djathin. Thërrmuan plisat. Thërrmoi dheun.
    2. E dërrmoj, e vras shumë, e copëtoj E thërrmoi krahun.
    3. fig. E bëj copë e çikë; e bëj hi e pluhur, dërrmoj. I thërrmuan konceptet e vjetra.

      Shprehje

      • Ia thërrmoi zemrën e pikëlloi shumë, ia copëtoi zemrën, ia bëri zemrën copë.