THEK
Ikal.
- Shpoj me diçka të mprehtë a me majë.
- E qëlloj papritur e fort dikë: ia theku syve me shuplakë.
- E mpreh zërin, e nxjerr me forcë të veçantë a duke e dredhur: ia theku një kënge.
- Shpejtoj hapin, vrapin etj.; nxitoj: thekja përpara!
- fig. Më prek thellë në shpirt, më mallëngjen.
- jokal. Bie borë flokë-flokë: po thek bora.
IIkal.
- E ngroh bukën pranë zjarrit sa të thahet e të marrë të skuqur; / e ngroh pranë zjarrit ose e lë në diell sa të skuqet a të rreshket: e theku kurrizin në diell.
IIIm. kryes. sh.
- Tufë a varg fijesh zbukuruese në fund ose anëve të një petku, të një qilimi etj.; xhufkë: ia preu thekun gruas (etnogr.) e ndau gruan dhe e turpëroi para të tjerëve, duke ia prerë xhufkat e brezit; / flok bore: bie borë me thekë të mëdhenj.
- Halat e kallirit të grurit, të thekrës etj.
Shprehje
- Ia tjerr thekun (bisedës) e zhvillon bukur bisedën, flet bukur e në mënyrë tërheqëse; thekë e degë shumë i grisur, copë-copë; në thekun e zemrës në thelbin e zemrës.
IVm. kryes. sh. bot.
- Pjesa e lules që përmban endin.