THEKS
m. sh.
- gjuh. Shqiptimi me zë më të fortë a me ton më të ngritur i një zanoreje në fjalë; shenja mbi këtë zanore në shkrim: theks dinamik (melodik, hundor); theks i lirë (i ngulitur); theksat ritmikë theksat e një vargu; / shqiptimi me zë më të fortë a me ton më të ngritur ose dallimi i një fjale a i një pjese të fjalisë për të vënë në dukje rëndësinë kuptimore të saj, ngarkesën emocionale që ka etj.: theksi logjik (emocional); theksi i fjalisë (i sintagmës).
- muz. Rritja e forcës në një notë të melodisë; shenjë e posaçme për të treguar këtë notë.
- Shqiptimi a të folurit karakteristik për një njeri ose për një grup shoqëror; ndryshimi i zërit për të shprehur një ndjenjë: flet me theks të huaj.
- fig. Karakteri i veçantë që ka ose që merr diçka; ngjyrimi i diçkaje: theks epik.
- fig. Vëmendje e posaçme për diçka; dallimi a vënia në dukje: e vuri theksin (mbi diçka) e theksoi.