Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    THEKSHËM

    Imb.
    1. Që të ther në zemër, që të prek shumë, që të mallëngjen; i mprehtë, i dredhur e therës, që të ngjeth mishin. Klithmë e thekshme. Vaj (rënkim, lajm) i thekshëm. Thirrje (fjalë, lutje) të thekshme. Ndodhi (ngjarje) të thekshme. Shikim (vështrim) i thekshëm. Foli me zë të thekshëm.
    2. shih THEKSUAR (i,e) 3,4. Ngjyra të thekshme. Dëshira të thekshme. U bë më i thekshëm.
    IIndaj.
    1. Në mënyrë të tillë, që të ther në zemër a të mallëngjen. Qau (foli) thekshëm. Kumbon thekshëm. I ra thekshëm fyellit.