Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    THEKSOJ

    kal.
    1. gjuh. Shqiptoj me zë më të fortë ose me ton më të ngritur një rrokje a një zanore në fjalë, bëj që të dallohet, rrokje a një zanore në fjalë gjatë të folurit; vë shenjën e posaçme të theksit kur shkruaj. Theksoj zanoret (rrokjet). Theksoj me forcë. E theksoj mirë.
    2. gjuh. Shqiptoj me zë më të fort ose me ton më të ngritur një fjalë a një pjesë të fjalisë, për të vënë në dukje rëndësinë kuptimore të saj, peshën emocionale që ka etj. Theksoj fjalën (fjalinë).
    3. Shqiptoj në një mënyrë të veçantë tingujt, fjalët ose fjalitë në të folur; ndryshoj zërin (e ngre, e ul, e forcoj, e dobësoj etj.), kur shpreh ndjenja të caktuara. E theksoi mirë (drejt, keq, shtrembër). E theksoi ëmbël (rëndë, ashpër).
    4. fig. Përqendroj vëmendjen te diçka, e nënvizoj me forcë a e kam parasysh në mënyrë të veçantë, e dalloj nga të tjerat; vë në dukje, nënvizoj. Theksoi rëndësinë (rolin) e dikujt (e diçkaje). Theksoi gabimet (të metat). E ka theksuar gjithmonë. Dëshiroj (dua) të theksoj se... Shtypi theksonte se... Siç e theksova më lart.. . THEKSOR mb. gjuh. Që ka të bëjë me theksin; i theksuar. Tipi (modeli) theksor.