Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    THEM

    kal.
    1. Shpreh diçka me fjalë; njoftoj a porosit diçka; kryes. v. III përflet, merr nëpër gojë: s'tha asnjë gjysmë fjale (përf.) nuk foli fare; a i tha a s'i tha dy fjalë foli shumë pak; ia tha në sy (copë) ia tha hapur; bluaje, pa thuaje (fj. u.); e kush thotë pa! ka gojë e flet edhe dikush që vetë vepron a ka vepruar ndryshe; ma thotë mendja se... mendoj se... kujtoj se... / tregoj diçka me fjalë; rrëfej; recitoj: na tha një përrallë (një vjershë).
    2. E quaj; e thërres me emër: si i thonë këtij vendi? si ta thonë emrin? si të thuash (fj. ndërm.) si ta quash në njëfarë mënyre; i thotë këmbës dorë i ngatërron gjërat.
    3. (me trajtë të shkurtër përemërore) këndoj: ia thanë këngës; ia thotë a s'ia thotë! këndon a i bie një vegle muzikore shumë bukur.
    4. v. III shpreh a shfaq diçka, flet: e thonë sytë se ç'ka në zemër.
    5. (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. e bëj shumë mirë, e zotëroj mirë diçka: ia thotë ai për punë; s'ia thoshte fare.
    6. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) është: s'i thonë shaka; jetë i thënçin! (iron.) s'është jetë për të qenë.
    7. Në sh. si fj. ndërm. ta zëmë, për shembull: si të themi... për shembull.
    8. v. III. si pj. vallë (kur pyesim me dyshim, kur shprehim habi, kur nuk kemi siguri për diçka etj.): thua ta gjejmë?
    9. pavet. Thuhet: sa s'thuhet sa s'tregohet dot, sa s'ka ku të vejë, pa masë. / pës. thuhet v. III.