THER
kal.
- I pres kokën një gjëje të gjallë, zakonisht për t'i ngrënë mishin; i pres kokën një njeriu: ther një qengj; s'shëndoshet kau ditën që do të theret (fj. u.).
- Shpoj një pjesë të trupit me thikë, me gjilpërë, me thumb etj.: thera majat e gishtave; / v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) të pret, të than (të ftohtët): të therte acari.
- (me trajtë të shkurtër përemërore) më dhemb shumë, më sëmbon: më ther mesi (shpatulla);
- fig. Thumboj dikë me fjalë; v. III më prek thellë, më mallëngjen shumë: më ther zemra (shpirti) (për dikë a për diçka); i theri në zemër.
- Edhe jokal., bised. shkoj, iki me vrap: theri tatëpjetë.