THIMTH
m. sh.
- Thumbi që kanë disa kandrra si bleta, arrëza etj. Thimthi i bletës. I futi thimthin. I mbeti thimthi në mish.
- Pjesa e fundit e boshtit të qerres, që vjen si me majë.
- Maja e gjirit, thumbi i sisës, thithi. I janë sëmurur thimthat.
- fig. Fjalë therëse, thumb. I nguli ca thimtha.