THONJËZ
If. kryes. sh. gjuh.
- Shenjë pikësimi me dy presje a me gjysmëkllapa këndore, të cilat vihen në shkrim në fillim dhe në fund të fjalëve të cituara ose të fjalëve që theksohen me qëllim: në thonjëza (fig.) siç mendon, siç thotë dikush tjetër për të cilin po flitet; gjoja, i ashtuquajtur.
IIf. sh. bot.
- Barishte me kërcellin të veshur me gjethe si thonjtë e maces, që çel lule të vogla në ngjyrë portokalli; lulja e kësaj bime.
- Pjesa e poshtme dhe më e ngushtë e petlës së lules.