Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    THURJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve THUR, THURET. Thurja e çorapeve. Thurja e planeve (e komploteve, e kurtheve). Thurja e ngjarjeve. Thurje me shtiza. Makinë për thurje.
    2. Mënyrë e lidhjes ose e bashkimit të dy a më shumë fijeve, rripave, degëve, thuprave etj. Shporta (punime) me thurje.
    3. Gjë e thurur, send i thurur, diçka që është bërë, duke u thurur, thurimë. Thurje të bukura.