TOKË
If. sh.
- nj. Planeti ynë; rruzulli i këtij planeti me pjesën e fortë, ujore dhe të gaztë; bota: Toka dhe Dielli.
- Pjesa e fortë e rruzullit tonë në kundërvënie me ujin; korja e rruzullit tonë; pjesa e sipërme në të cilin jetojnë njerëzit, kafshët etj.: tokë skeletore tokë me përqindje të lartë gurësh e zalli; ajo e tokës (sëmundja e tokës) (mjek. euf.) epilepsia; taktika (politika) e tokës së djegur shkatërrimi i plotë që bën një ushtri pushtuese për të mposhtur qëndresën e popullit të pushtuar.
- Trualli, copë trualli që mund të mbillet etj.; dhe: punoj tokën.
- Vend, truall, atdhe; shtet: toka arbërore; toka mëmë.
Shprehje
- U bë njësh me tokën vdiq; e bëri një (njësh) me tokën e shkatërroi krejt, e rrafshoi (një qytet, një shtëpi etj.); i digjet toka (trualli) nën këmbë e presin kudo me qëndresë të fortë a me luftë të ashpër, s'e lënë të qetë; i dridhet (i rrëshqet, i shket, i luan, i lëviz) toka (trualli) nën këmbë (dikujt) gjen qëndresë të fortë dhe nuk po e mban dot të pushtuar një vend; mezi mbahet, shkon drejt rënies e shkatërrimit; fiton tokë (truall, vend) zgjerohet veprimtaria e diçkaje; përhapet, shtrihet në hapësirë; ha tokën (dheun) me dhëmbë s'di ç'të bëjë nga zemërimi; s'e ka toka! është shumë i mirë e i bukur, s'e ka shokun a shoqen; nuk e mban toka nuk durohet, nuk mund të pranohet kurrsesi (për një veprim të ulët, për një sjellje të keqe etj.); nuk e mban toka (vendi) (dikë) është shumë i shqetësuar ose i gëzuar, saqë nuk i rrihet në një vend; s'e prek tokën (dikush) mbahet më të madh; zbriti në tokë (dikush) njohu e kuptoi jetën e vërtetë ose kushtet e vërteta ku punon e vepron.
IIf. sh.
- Çangë: ra toka.