Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TORBË

    f. sh.
    1. Trastë.

      Shprehje

      • E futi në torbë e bëri për vete duke ia hedhur, e shtiu në grackë; s'ka gjë në torbë (në trastë) nuk ka siguruar gjë, nuk ka gjë në dorë, nuk ka gjë në vijë (për një punë etj.); s'më hyn në torbë (në thes) s'më përket mua, s'është puna ime; s'përfitoj gjë unë; me kokë në torbë (në trastë) në rrezik të madh, pa e ditur se ç'e keqe na pret; me rrezik jete; merr nga torba e hedh në thes merr nga ai që ka pak e ia jep atij që ka shumë; merr nga i varfri e ia jep të pasurit; mori torbën (trastën); (jam) si torba (si trasta) në degë jam në hava, pezull; pa ndonjë siguri; (ka) me torbë e me trastë ka me bollëk, sa të duash, pa asnjë kufizim; me të dy duart; nuk ia vari torbën (trastën, hejbetë, kapistallin, kapistrën, këmborën) nuk e përfilli aspak, nuk e pyeti fare; nuk e vlerësoi, nuk i dha rëndësi; e vuri kokën (kryet) në torbë (në trastë) ndërmori një veprim duke rrezikuar jetën.