Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TORTUROJ

    kal.
    1. E mundoj dikë me mjete e me mënyra të ndryshme për ta detyruar të flasë, të tregojë të fshehtat, të nënshtrohet, të zbulojë fajin dhe bashkëfajtorët etj.; e rrah keq dikë, e lë pa ngrënë pa gjumë; i ngacmoj plagët, e gjymtoj etj. për të arritur këto qëllime; sfilit. I torturuan për vdekje, por ata nuk treguan;
    2. fig. E mundoj shumë dikë, e lodh, e sjell poshtë e përpjetë pa i mbaruar punë. Pse e torturuan kot!
    3. fig. E mundoj shumë dikë shpirtërisht, e bëj të vuajë jashtë mase, sfilit. E torturonte dyshimi se... Kjo gjendje më torturon.