Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRA

    m. sh.
    1. Trung druri i gjatë dhe i trashë, që përdoret në ndërtim; trung i tillë që pritet nga drurët; / sport. trung i gjatë dhe i sheshtë që shërben për ushtrime gjimnastikore: ushtrime në tra.
    2. etnogr. Shtëpi më vete, familje: u ndanë në dy trarë.

      Shprehje

      • Ia di trari e carani i di vetë hallet, e di vetë ku i pikon çatia; (është) tra i pagdhendur (i palatuar) ishte i pahijshëm nga trupi a nga pamja; ishte i trashë nga mendja; qajnë trarët (diku) ka hidhërim për të gjithë diku; është familje e hidhëruar nga diçka që nuk e donte; qeshin trarët (diku) gëzojnë të gjithë, është familje e gëzuar, e lumtur dhe shumë mikpritëse; nuk ia ka zënë trari kurrizin (dikujt) nuk i kanë rënë halle a telashe mbi kokë.