Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRAGJIKOMEDI

    f. sh.
    1. let. Lloj i gjinisë dramatike me elemente të tragjedisë e të komedisë, të lidhura e të pleksura organikisht; vepër letrare e këtij lloji me elemente tragjike e komike, e cila ka zakonisht një fund të gëzuar; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Personazhet e tragjikomedisë.
    2. fig. Ngjarje a ndodhi, ku pleksen e përzihen gjëra të hidhura, serioze dhe gjëra qesharake, të cilat të bëjnë të mallëngjehesh e të qeshësh njëkohësisht. Qe një tragjikomedi!