Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRAP I

    m. sh.
    1. Vija që hap plori, hulli, brazdë; vijë e thellë në tokë; hendek. Trap i thellë. Kapërceu trapin. Mos ec me vrap, se bie në trap. fj. u. Pa hedhur trapin, mos thuaj «hop». fj. u.
    2. Përrua i ngushtë dhe i thellë; shtrati i tij. Kaloi trapin.
    3. Gropë e thellë në tokë ku futin patatet gjatë dimrit për t'i ruajtur nga të ftohtët;; gropë e madhe. I futën patatet në trap.
    4. Vend i ngritur anës një hendeku nga dheu i hedhur, ledh; rrip toke në mes të dy arave, zakonisht i ngritur dhe i papunuar, që shërben si kufi a për të kaluar; ana e arës që nuk punohet; breg. Trapi i hendekut. Trapi i orës. Ecin (kalojnë) trapeve. Ishte mbushur lumi (hendeku) trap më trap.
    5. Udhë e ngushtë në mal a në pyll, shteg; dhiare.
    6. krahin. Lehe. Trap me domate (me qepë, me duhan).Trap lulesh.
    7. krahin. Pyll i dendur me drurë të shkurtër. Hyri në trap.

      Shprehje

      • Bie në trap (në kurth) shih te KURTH,~I. Ku ta nxjerrë trapi të bëhet si të bëhet; të dalë ku të dalë (për një punë, për një çështje etj.).