Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRAPIT I

    jokal.
    1. Kaloj nëpër shtigje të ngushta e dhiare, eci nëpër trape (në mal a në pyll); eci nëpër shtigje që e shkurtojnë udhën, shkoj rrugë e pa rrugë për të arritur më shpejt, i bie shkurt, pres shkurt. Trapiti sapo e lajmëruan erdhi shumë shpejt.
    2. Bredh poshtë e lart, shëtit a shkoj andej-këndej. Trapit gjithë ditën. Trapit andej-këtej. Nga trapit? Kush trapit shumë, mbetet pa punë. fj.u.
    3. kal. Kërkoj diçka a dikë andej-këtej, e kërkojnë çdo vend. Ku nuk e trapitën. E trapiti tërë ditën dhe s'e gjeti.