Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TREG

    m. sh.
    1. Shesh i hapur a ndërtesë e posaçme me përmasa të mëdha zakonisht në qytete, ku shiten e blihen sende ushqimore, kafshë a mallra të tjera me pakicë; vend i posaçëm ku tregtohet një lloj malli, pazar. Tregu i kafshëve. Tregu i drithit (i leshit, i perimeve). Ditë tregu një ditë e caktuar në javë kur njerëzit venë në këtë vend me shumicë (edhe nga fshatrat në qytet) për të shitur e për të blerë. E bleu në treg. E nxori në treg.
    2. Krahinë, vend a grup vendesh, ku mund të shiten mallrat. Treg kryesor (i rëndësishëm). Tregu i jashtëm. Tregu ndërkombëtar. Çmimet e tregut. Kërkesat e tregut. Lufta për tregje. Kërkojnë (pushtojnë) tregje të reja. Sundon tregun. E përmbyti tregun me mallra.
    3. Shitja dhe blerja e mallrave, tregtia. Treg i gjerë. Treg i reciprok. vjet. tregti, nëpërmjet së cilës fshatarësia shkëmbente tepricat e prodhimeve të veta me prodhime industriale (në vitet e para pas Çlirimit). Treg i garantuar. vjet. tregti, nëpërmjet së cilës u jepeshin punonjësve artikuj ushqimorë dhe industrialë në sasi të caktuara sipas triskave (në vitet e para pas Çlirimit). Tregu bujqësor. Tregu i punës tregti në vendet kapitaliste që bëhet për të blerë krahët e lirë të punës. Tregu i zi tregti e fshehtë me çmime disa herë më të larta se çmimet zyrtare. Treg i lirë, tregti me çmime të mbështetura në kërkesën dhe në ofertën dhe jo në kursin zyrtar. Hedh në treg.
    4. fin. Sfera, në të cilën qarkullojnë vlerat monetare. Tregu financiar (monetar, valutor). Tregu i kapitaleve.

      Shprehje

      • Plaçkë tregu keq. shih te PLAÇK/Ë,~A. Nuk nxjerr (nuk qit) gjë në treg (në shesh) shih te SHESH,~I.