Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TREKËNDËSH

    Im. sh.
    1. gjeom. Figurë gjeometrike, që ka tri brinjë e tre kënde. Trekëndësh barabrinjës (dybrinjënjëshëm). Trekëndësh kënddrejtë (këndngushtë). Sipërfaqja e trekëndëshit. Baza (lartësia) e trekëndëshit. Kulmet e trekëndëshit.
    2. Send a pjesë e diçkaje që ka tri brinjë dhe tre kënde ose një trajtë të tillë a të ngjashme. Trekëndëshi i murit ballësor të çatisë. Formojnë një trekëndësh. Heq vija me trekëndësh heq vija me një vijore me tre brinjë. Topi përfundoi në trekëndëshin e portës. sport.
    3. elektr. Lidhje kryesore në aparatet elektrike me rrymë të ndryshueshme trefazore. Lidhje në trekëndësh.
    IImb.
    1. Që është me tre kënde, që është si trekëndësh. Kapelë trekëndëshe. Limë trekëndëshe. Shami trekëndëshe. Bazë trekëndëshe. gjeom.