Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TREMBËDHJETË

    Inum. rresht.
    1. Që i përgjigjet numrit trembëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e trembëdhjetë. Ditën trembëdhjetë.
    2. përd. em. f. Një nga të trembëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e trembëdhjeta.
    3. përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i trembëdhjeti.
    IInum. them.
    1. Numri që vjen menjëherë pas dymbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me dymbëdhjetë edhe një. Trembëdhjetë veta (burra, gra). Trembëdhjetë ditë (javë, muaj). Trembëdhjetë lekë.
    2. përd. num. rresht. I trembëdhjetë. Dhoma (kabina) trembëdhjetë. Numri trembëdhjetë. Në orën trembëdhjetë. Në faqen trembëdhjetë.