Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRENTË

    mb.
    1. Që ka luajtur mendsh, që është prishur nga mendtë, i shkallua; i çmendur nga gëzimi, nga mërzia e madhe etj.; që është zemëruar keqas, i tërbuar. Njeri i trentë.
    2. I egër, i papërmbajtur, i tërbuar (për kafshët). Kalë i trentë. Pelë e trentë.
    3. I paarsyeshëm, që nuk synon për të mirë. Synime të trenta. Hamendje të trenta. Punë të trenta. Me qëllime të trenta.