TRES
kal.
- Shkrij një lëndë të ngurtë në një lëng; kthej në gjendje të lëngët një lëndë të ngurtë: tret sheqerin (kripën); tret gjalpin (dhjamin).
- Bluaj mirë ushqimin në stomak; fig. e përvetësoj mirë diçka, e thith: s'ma tret stomaku; e ka tretur mirë mësimin; / fig. keq. pranoj, duroj: nuk m'i tret mideja gënjeshtrat.
- Prish; kalb: e treti dheu; / v. III e dobëson shumë nga trupi: e ka tretur sëmundja.
- fig. Harxhoj pa kursim, prish: i treti paratë.
- Edhe jokal. e humbas diçka; e humbas dikë a diçka nga sytë; ngatërroj rrugën a drejtimin: i treti gjurmët.
- Largoj dikë; syrgjynos; jokal. iki larg; mërgoj; fig. largoj diçka, bëj të ikë a të zhduket: treti në dhe të huaj; ia treti gëzimin.