Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRETEM

    vetv.
    1. kryes. veta III. Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonisht të ngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
    2. vet. veta III. Kthehet në gjendje të lëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami i derrit tretet shpejt.
    3. vet. veta III. Bluhet mirë në stomak e hollohet për t’u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqime që treten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
    4. Prishem; kalbem. U tret në dhe.
    5. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti; hiqem. Është tretur shumë! Është tretur në fytyrë. U tret si qiriri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
    6. vet. veta III fig. Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
    7. vet. veta. III. Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. U tret në errësirë (në mjegull). Dritat treteshin në mugëtirë (në largësi).
    8. vet. veta III fig. Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M'u tret gjumi.

      Shprehje

      • U tret në mendime humbi në mendime. U tret (u shkri) si kripa në ujë shih te KRIP/Ë, ~A.