Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TROFTË

    f. sh. zool.
    1. Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup të gjatë e me dy fletë në shpinë, me gojë të madhe e me nofulla të forta, që e ka mishin zakonisht pak si të kuqërremtë dhe shumë të shijshëm; koran. Trofta pikaloshe. Troftë liqeni (lumi). Trofta e malit. Gjuetia e troftave.

      Shprehje

      • Hedh skortin të zërë troftën shih te SKORT,~ I. Trofta e qenit fulterëz.