Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TROKE

    If. sh.
    1. Zile bagëtish, e vogël e shpatuke; këmborë e vogël. Trokja e deles (e cjapit). I var troken. Dëgjohen troket.

      Shprehje

      • Është bërë për troke dikush mospërf. është bërë si kafshë, është bërë për t'i varur një këmborë. Njëri i bie trokes, tjetri i bie këmborës nuk shkojnë mirë njëri me tjetrin; nuk kanë një mendje, tjetër thotë njëri e ndryshe flet tjetri.
    IIm. sh. let.
    1. Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e gjatë dhe e dyta e shkurtër.