TRU
m. sh.
- anat. Lëndë e butë e bardheme, që mbush kafkën te njerëzit e te kafshët dhe përbën pjesën qendrore të sistemit të tyre nervor; organi i të menduarit te njeriu: truri i madh (i vogël); truri i përparmë (i mesëm); cipa e trurit; tronditje në tru.
- fig. Pjesa kryesore e sistemit nervor të njeriut si qendër e të menduarit; aftësia mendore për të gjykuar, për të arsyetuar a për të kuptuar realitetin; gjendja mendore e njeriut; njeri me aftësi të mëdha mendore; mendja (edhe në disa njësi frazeologjike): njeri me tru njeri me aftësi mendore të mëdha; me tru e me zemër me mendje e me zemër; s'ka tru s'është i zgjuar; më shastisi (më thartoi) trutë më mërziti aq shumë duke folur etj., sa nuk e duroj dot më; i mbiu në tru iu ngul në mendje; çalon nga trutë nuk ka zhvillim mendor të plotë, është budalla; s'ia pret truri nuk e kupton, nuk e kap dot diçka; i pjell truri është i zoti për të shpikur dhe për të krijuar gjëra të reja; / keq. sajon gjëra të paqena, trillon; i lëshon truri harron shumë; shtrydh trutë shtrydh mendjen; mbledh trutë mbledh mendjen, vij në vete; të than trurin të mpin mendimin; më ziejnë (më vlojnë) trutë më zien mendja; i ikën trutë e humbi arsyen; u shqetësua shumë, u bë si i çmendur; i kanë rënë trutë në qafë (mospërf.) nuk është në gjendje të arsyetojë qartë, është shushatur; derdh trutë lodhem shumë duke menduar për diçka; më dolën (më plasën) trutë u lodha shumë nga një punë e rëndë mendore; a lodh? duke i folur dikujt, duke e këshilluar etj.; nuk i hyn në tru nuk e kupton dot; i kanë shkarë (i janë tharë, i janë rrudhur, i janë thartuar) trutë s'është më i aftë të arsyetojë e të gjykojë drejt, ka rrjedhur; është i shkrëndur nga trutë është fare pa mend në kokë, është budalla; ia ka shkundur era trutë s'ka mend në kokë; është mendjelehtë; i është trashur truri s'i hyn gjë në kokë; i kanë zënë trutë ndryshk (myk) s'mban dot mend, s'i hyn gjë në kokë; ka mbetur prapa nga jeta; i ka trutë në fund të këmbëve është budalla; është shumë mendjelehtë; i janë bërë trutë çorbë i është bërë mendja çorbë; lima e butë të ha trutë (fj. u.).
Shprehje
- U bë tru (diçka) zjeu shumë, u bë si pelte; i ra në tru u trullos, e zuri pija, i ra në kokë; e magjepsi, ia mori mendjen dikush a diçka e bukur; ia derdhi trutë (dikujt) thjesht. e vrau duke e qëlluar në kokë, ia hodhi trutë në erë; i hapi trutë (kokën
- ) (dikujt); ia hodhi trutë në erë përçm. e vrau (zakonisht me plumb në kokë); i kanë hedhur (i kanë shtënë) trutë e gomarit bën si i thonë të tjerët; i hipi në tru (në kokë
- ) (diçka); ia nxori trutë (mendtë
- ) (dikujt); vuan nga trutë e kokës është vetë fajtor, vuan për mendtë e veta.