Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRUMBETOJ

    kal.
    1. edhe jokal. I bie trumbetës, jap sinjalin ose alarmin me anë të trumbetës; luaj në trumbetë. Trumbetoi me trumbetë. Orkestra frymore trumbetonte një marsh.
    2. fig. zakon. keq. Shpall në të katër anët diçka pak të njohur ose të panjohur, bëj që ta marrin vesh të gjithë, e nxjerr në shesh, ua bëj të njohur të gjithëve; përhap, me bujë në çdo anë. Trumbetoj të vërtetën. Trumbetoj fitoret. Trumbetoj në të katër anët. Ia trumbetoj gjithë botës. Trumbeton me të madhe.