Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRUPË

    f. sh. usht.
    1. Grup i rregullt dhe i organizuar ushtarakësh, që bëjnë pjesë në një njësi të të njëjtit lloj arme a shërbimi. Trupa parashutiste (tankiste, xheniere). Trupa të blinduara. Trupa të mekanizuara. Trupë këmbësorësh.
    2. vet. sh. usht. Forcat e armatosura të një vendi ose një pjesë e tyre; ushtria. Trupat ushtarake. Trupat tokësore (kufitare). Trupa agresive (mercenare). Trupa rezervë. Trupa pushtimi. Komanda e trupave. Stërvitja e trupave.
    3. Grup artistësh që luajnë së bashku një dramë, një komedi, një balet etj.; tërësia e aktorëve ose e artistëve të një teatri, të një cirku, të një estrade etj. Trupë artistike (profesioniste). Trupë këngëtarësh. Trupa e aktorëve. Trupa e batit (e cirkut, e estradës, e teatrit).