Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRUPËZOJ

    kal.
    1. I pres degët një druri, duke i lënë vetëm trungun; cungoj, trungoj. E trupëzoi krejt dushkun.
    2. kim. Shkrij e bashkoj në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Trupëzojnë metalet. Trupëzojnë vitaminat.
    3. fig. I jap trajtë konkrete diçkaje, e bëj të dukshme, e materializoj; mishëroj, vë në jetë. Trupëzon idetë (mendimet) përparimtare.