Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TUNDOHEM

    vetv.
    1. Më nxit e më tërheq diçka e keqe që nga jashtë duket e bukur a fitimprurëse, shtyhem të bëj diçka të keqe, më prishet mendja nga diçka a nga dikush dhe bie në gabim; joshem, tërhiqem, mashtrohem nga diçka a nga dikush; fet. më nget i ligu, më shtie në ngasje dhe bie në mëkate.
    2. Më prishet qetësia, shqetësohem, mërzitem.
    3. Pës. e TUNDOJ.