TUNEL
m. sh.
- Rrugë që hapet nën tokë, duke shpuar tejpërtej një mal, një kodër etj. për të kaluar treni a automjetet, një rrjedhë uji etj. Tunel i gjatë (i madh, i vogël, i gjerë, i ngushtë). Tunel natyror. Tuneli i Rrogozhinës. Tuneli i hidrocentralit. Tunel uji. Makinë tunelesh. Treni hyri në tunel. Hapën një tunel.
- Zgavër e madhe dhe e thellë, që bëhet nën dhe ose brenda në një shkëmb për qëllime ushtarake, për mbrojtje etj. Tunel për strehim. U futën në tunel. Nxorën aeroplanët nga tuneli.
- tek. Furrë në trajtën e një korridori të ngushtë, që shërben në industri për qëllime të ndryshme. Tuneli i fermentimit. Tuneli i tharjes. Tunele të pjekjes. Thaj në tunel.
- min. Galeri. Balli i tunelit. Gërmon në tunel.
- fig. Rrugë me drurë të mëdhenj e të dendur në të dy anët, që mbulohet nga degët e tyre. Tunel i gjelbër. Tunel me hije.