Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TURBULL

    ndajf.
    1. Duke qenë i përzier me lëndë të tjera jo të pastra, ose me diçka të trash ë(për lëngjet); duke pasur ujë jo të kulluar (për lumin etj.). Ka ardhur lumi turbull.
    2. Me re a me mjegull, vrenjtur, jo kthjellët (për kohën). Moti qenka turbull sot. Dukej qielli turbull.
    3. Në mënyre që nuk shihet a nuk duket mirë, jo qartë, errët; nëpër të, jo kthjellët; kund. qartë. Dukej turbull. Shikoj turbull.
    4. fig. Jo mirë; jo me të gjitha hollësitë; jo qartë, si nëpër të. Më kujtohet turbullt. Më vjen ndërmend turbull.
    5. Në gjendje jo të mirë shpirtërore pa qejf, me mërzi; si i sëmurë, jo i mirë. Jam turbull sot. Ndjehem turbull.