TURBULLOHEM
vetv.
- vet. veta III. Bëhet i turbullt duke u tundur a duke u përzier me lëndë të tjera jo të pastra ose me diçka të trashë, humbet kthjelltësinë, bëhet i patejdukshëm (për ujin dhe për lëngje të tjera të kulluara.); kund. kullohet; kthjellohet. U turbullua uji. U turbullua lumi.
- vet. veta III. Prishet, bëhet me re, me shi etj. (për motin). U turbullua moti (qielli).
- vet. veta III fill. Bëhet jo i qartë, ngatërrohet, prishet; trazohet e pështjellohet; ndërlikohet, bëhet i turbullt. U turbullua gjendja. U turbulluan marrëdhëniet. U turbullua puna.
- vet. veta III fig. Humb qartësinë, errësohet, nuk është më i kthjellët; kund. kthjellohet. Iu turbulluan mendimet. Iu turbullua gjykimi. Iu turbullua koka.
- fig. Më merren mendtë, trullosem, shastisem; shqetësohem, më prishet gjaku; mërzitem. U turbullua fare. Iu turbullua gjaku. Nuk turbullohet kurrë nuk shqetësohet për asgjë, nuk e çan kokën. Mos u turbullo!
- Pës. e TURBULLOJ.
Shprehje
- Iu turbullua (iu prish) gjaku shih te PRISHEM.