TURBULLUES
mb.
- Që të ngacmon e të merr mendjen, që të turbullon. Aromë turbulluese. Pamje turbulluese.
- fig. Që shkakton rrëmujë me qëllim, që përpiqet të keqësojë gjendjen a të prishë qetësinë, që shkakton trazira. Elementë turbullues.
- fig. Që të sjell shqetësim të brendshëm, që të errëson gjykimin. Mendim turbullues.