TURKOSHAK
mb. keq.
- Turk. Pasha turkoshak. Krerët turkoshakë. Taborr turkoshak. Emër turkoshak.
- Që vepron a qeveris me mënyra të prapambetura e të vrazhda; që u përmbahet zakoneve të vjetruara e prapanike; që ka mendime e sjellje të trasha; anadollak. Regjim turkoshak. Mendime (paragjykime) turkoshake.
- përd. em sipas kuptimeve të mbiemrit. Luftonin me turkoshakët.