TURRË I
f. sh.
- Grumbull drush të vëna me rregull njëra mbi tjetrën, stivë; grumbull sendesh të një lloji. Turrë drush. Turrë librash (fletoresh). Turrë rrobash. Turrë kashte disa duaj kashte të lidhur së bashku. I vuri drutë turrë.
- Tufë, grup. Ka një turrë fëmijë.
- Torkë, shkul leshi, pambuku etj.; katër-pesë shkule të lidhura së bashku. Turrë leshi (pambuku). E bëj fillin turrë. Trikoja do katër turra.
- Topth që bëhet me bukë të përsheshur, me djathë e me gjalpë, të ngjeshur në një shami dhe që e marrin fëmijët në dorë; topth buke, brumi etj.; që bëjnë për t'ua futur shpendëve në gojë (sidomos për të mëkuar gjelat e detit). I dha një turrë në dorë. E ushqeu me turra buke. E bëri bukën turra.
Shprehje
- Është bërë turrë a) është mbledhur grusht; b) nuk dëgjon nga veshët është shurdhuar.