U
I
- Një nga zanoret e shqipes dhe shkronja e tridhjetë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) u.
IIf. sh.
- Tingulli dhe shkronja u.
IIIpasth.
- Shpreh frikë, tallje etj. ose habi kur kujtohemi papritur për diçka; ua, ah: u, more djalë!; u, ç'na the!; u, dale se harrova!
- Shpreh dhembje a pakënaqësi; uh: u, sa më dhemb!; u, të shkretën!
IVpj.
- Përdoret përpara foljeve pësore e vetvetore për të ndërtuar trajta të dëftores, të habitores, të dëshirores, të formave të pashtjelluara, si edhe trajtat e urdhërores (edhe pas temës së foljes): u krijua enkas; u err; u heqkan lehtë!; në u lejoftë!; duke u përpjekur; për t'u vërejtur; mos u mërzit!
Vpërem.
- Trajtë e shkurtër e përemrave vetorë të vetës së tretë në rasën dhanore të numrit shumës: u kërkova të rrinin.