Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    UDHË

    f. sh.
    1. Edhe fig., rrugë: udhë e drejtë (e gjerë); udhë e largët; udhë kalimi; udha e mbarë! urim për t'i shkuar mbarë dikujt udhëtimi; udha e kurbetit (e mërgimit); udhë pa udhë nëpër çdo vend nga mund të kalohet; është në udhë e sipër mbërrin së shpejti; bëj udhë udhëtoj; marr (zë) udhë (udhën) nis udhëtimin; mori udhë (diçka) nisi të zhvillohet e të përparojë, filloi; mori udhë të shtrembër (të keqe); ecën në udhë të drejtë vepron siç e kërkon e drejta; mbeti udhëve bredh kot ose pa mbaruar punë; i zuri (i preu) udhën; mbeti në udhë nuk e përfundoi udhëtimin; doli udhe (nga udha) vepron në mënyrë të shtrembër; i jap udhë (diçkaje) e zgjidh; vendos se ç'duhet bërë; Udha e Qumështit (astr.) Kashtulla.
    2. Udhëtim2: një ditë udhë.
    3. Qilim i gjatë që shtrohet në korridor a nëpër shkallë; rruginë: shtroi udhët.

      Shprehje

      • Iu bëftë udha (rruga
      • ) dritë! (dikujt) ur.; i bëri udhë (rrugë
      • ) (dikujt); e bëri udhë (rrugë
      • ); bën mbi udhë e nën udhë vepron me mënyra të drejta e të padrejta; vepron me dredhi; çau udhën (rrugën
      • ); e çoi udha (rruga
      • ); flet udhë e përmbi udhë flet çfarë i vjen për goje, flet pa u menduar; e gjen udhën (rrugën
      • ) (për diku); s'e kam gjetur në udhë (në rrugë
      • ); e hodhi (e flaku, e nxori, e la) në udhë (në rrugë
      • , në mes të udhës, në udhë të madhe, në mes të katër udhëve); s'më hiqet nga udha (nga rruga
      • ); e humb (e humbet) udhën në oborr është hutaq i madh; s'është i zoti për asnjë punë, është fare i paaftë; hyn nën udhë nuk ecën në rrugën e drejtë; ndjek mënyra veprimi jo të rregullta; është (më duket) e udhës është mirë, është e përshtatshme; e shoh të udhës është e udhës; i dha udhët (rrugët
      • ) (dikujt); mori udhët (rrugët
      • ); shih (mbaj) udhën! shiko punën tënde!, mos fut hundët në punët e të tjerëve!; mbeti në udhë (në rrugë
      • , në mes të udhës); mbeti udhëve (rrugëve
      • ) (dikush); një udhë (një rrugë
      • ) e dy punë; i preu udhën (rrugën
      • ) (diçka); e solli në udhë (në rrugë
      • ) të mbarë (dikë a diçka); i sheshoi udhën (rrugën
      • ) (dikujt); i tregoi (i rrëfeu) udhën (rrugën
      • ) (dikujt) mospërf.; udhë (rrugë
      • ) pa krye; udha (rruga
      • ) e mesme; në udhë (në rrugë
      • ) e sipër; udhë (rrugë
      • ) e verbër; e vuri në udhë (në rrugë
      • , në vijë, në binarë); erdhi në udhë (në rrugë
      • , në vijë, në binarë); i zuri udhën (rrugën
      • ) (dikujt).