Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    UDHËRRËFYES

    Im. sh.
    1. Ai që i tregon dikujt rrugën nga të kalojë, ai që shoqëron dikë duke i treguar drejtimin; udhëheqës. Udhërrëfyesi i alpinistëve. Udhërrëfyesi i batalionit. Mori një udhërrëfyes. U bë udhërrëfyes. Shkojnë pas udhërrëfyesit.
    2. Libër që përshkruan një vend (një shtet, krahinë, qytet etj.), që flet për veçoritë e tij, për bukuritë natyrore, për rrugët, për historinë e tij etj. dhe që përmban edhe të dhëna të tjera të dobishme për ata që e vizitojnë këtë vend. Udhërrëfyes për turistët. Udhërrëfyes për të huajt. Botuan një udhërrëfyes.
    3. fig. Diçka që tregon rrugën nga duhet kaluar ose zgjidhjen e drejtë për të arritur një synim; dikush ose diçka që na hap rrugën e drejt një qëllimi ose drejt së ardhmes, fener ndriçues. Udhërrëfyes i pagabueshëm (i sigurt, i përhershëm). Udhërrëfyesi më i mirë. Udhërrëfyesi i jetës. Udhërrëfyes në punë. E ka udhërrëfyes. Është ( u bë) udhërrëfyes. Shërben si udhërrëfyes.
    IImb.
    1. Që shërben për t’i treguar dikujt udhën nga të kalojë. Libër udhërrëfyes. Shenjë udhërrëfyese.
    2. fig. Që tregon rrugën nga duhet kaluar, që na hap rrugën drejt një qëllimi ose drejt së ardhmes; që ndihmon për të gjetur rrugën ose zgjidhjen e drejtë. Yll udhërrëfyes. Pishtar udhërrëfyes. Fill udhërrëfyes. Mësime (ide) udhërrëfyese.