Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    UJË

    Ias.
    1. Ujë: ujët fle, hasmi s'fle (fj. u.).
    2. euf. Jashtëqitjet e njeriut: ujët e hollë (e vogël) shurrë; ujët e trashë (e madh) jashtëqitjet nga zorra e trashë; i mbahet ujët nuk del dot jashtë.
    3. Kalitja që i bëhet një vegle prej hekuri duke e zhytur në ujë pasi e nxehim: i jep ujë (i doli ujët) sëpatës (thikës).

      Shprehje

      • I duket ujët në gurmaz (dikujt) është shumë i dobët; poet. është i ri dhe i brishtë (për fëmijët e vajzat); i hyri ujët (uji) nën rrogoz (nën hasër) ra keq, u zu ngushtë nga diçka e papritur; ka ujët (ujin
      • ) në arë (në misër); (e mban, e ruan) si ujët e paktë e mban (e ruan) si diçka shumë të vlefshme dhe të çmuar; i nxori ujët (dikujt) e shtrydhi mirë dikë; e shfrytëzoi deri në pikën e fundit; ta shkon (ta fut, ta kalon) ujët (ujin) nën rrogoz (nën hasër, nën vete) ta bën diçka me dredhi e fshehtazi, ta hedh; është dinak i madh; nuk e vë ujët në zjarr nuk ia hyn fare një pune; nuk bëhet merak fare për diçka.
    IIm. sh.
    1. Lëng pa ngjyrë e pa erë, që mbush lumenjtë, liqenet, detet etj., buron nga toka a bie si shi dhe përdoret për t'u pirë, për të larë etj.; vend ku është grumbulluar a ku rrjedh ky lëng; kryes. sh. lëng i tillë i përzier me kripëra minerale, që del nga toka dhe që përdoret për mjekim: ujë i pijshëm; ujë i kripur (i njelmët); ujë i ëmbël ujë që nuk përmban kripë gjelle (ujë krojesh, lumenjsh etj.); ujë i lehtë (i butë) ujë që nuk përmban shumë kripëra; ujë i rëndë (i fortë) ujë që përmban shumë kripëra; ujë i gazuar ujë me gaz; ujë i oksigjenuar ujë që ka dy atome oksigjeni; ujë i rëndë (fiz., kim.) lëng me dendësi më të madhe se uji i zakonshëm; ujë (lëng) xhami lëndë ngjitëse e tretshme që përdoret në industri; ujërat e bardha ujërat e reshjeve; ujërat e zeza (e liga) ujërat e përziera me jashtëqitjet e njerëzve; ujë i ndenjur (i fjetur, i amullt); ujërat tokësore (kombëtare, asnjanëse); ujërat territoriale brez ujërash të detit a të liqenit gjatë brigjeve të një shteti, që përfshihet brenda kufijve të tij; vijnë (ikin) ujërat ndodh batica (zbatica); ujërat nëntokësore; ujëra natyrore (minerale, sulfurore); tokë nën ujë tokë që në kushte natyrore mund të ujitet; tokë mbi ujë tokë që në kushte natyrore nuk mund të ujitet; uji lan gjithçka, veç faqen e zezë jo (fj. u.); mulliri bluan me aq ujë sa ka (fj. u.); uji që nuk ecën, s'pihet (fj. u.); / tretësirë e përftuar nga hedhja e një lënde në këtë lëng, e cila përdoret për të pirë, për mjekim etj.: ujë trëndafili; ujë gëlqereje (çimentoje); ujë klori.
    2. fig. keq. Diçka e tepërt në një vepër të shkruar, në një krijim etj.: teksti kishte shumë ujë.
    3. Lëngu i një organizmi a i një bime: ujërat e gruas (fiziol.) lëngu që rrethon fëmijën gjatë barrës; i mblodhi ujë gjuri (shpatulla); fshikëza e ujit (anat.) fshikëza e urinës.
    4. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa kafshë e bimë që rrojnë a rriten në pellgje, në lumenj, në liqene, në këneta e në det, si edhe për disa sende që treten në këtë lëng: gjarpër (breshkë, shpend) uji; mëllagë (fier) uji; bojëra uji.
    5. sh. Ujëset; rrathët e trungut të pemës kur pritet për së gjeri: mëndafsh me ujëra.
    6. Si mb. shumë i lagur, qull: u bë ujë (në djersë).
    7. Si mb. fig. i hollë a shumë i njomë: është ujë ende.
    8. Si ndajf. bised. shumë mirë, rrjedhshëm; përmendsh: e di (e flet, e mësoi) ujë (diçka).

      Shprehje

      • (E bëri) dy ujë e një oriz e prishi diçka, e bëri me cilësi të dobët; (e bëri) për ujë të ftohtë (dikë) e qortoi rëndë, s'i la gjë pa thënë; / e rrahu keq; s'bie në ato ujëra nuk përzihet në një punë të keqe; nuk hyn në një rrugë të gabuar; çon (shpie) ujë në mullirin (e dikujt) i sjell përfitime dikujt; e ndihmon, e përkrah; doli mbi ujë e kaloi rrezikun a vështirësitë; / doli mbi të tjerët; / keq. u zbulua, doli sheshit; i doli ujë i zi (diçkaje) u rrafshua (një ndërtesë, një qytet etj.); dehet me ujë iron. gëzohet e entuziazmohet kot, dehet pa pirë; s'di t'i japë ujë (as) gomarit mospërf. është i trashë nga mendja ose fare i pazoti; të fut në ujë (në lumë, në pus, në det) e të nxjerr pa u lagur është shumë i zoti, sidomos për të mashtruar; i hedh ujë verës e paraqit një faj a një gabim më të lehtë nga ç'është, mundohet ta zbutë gjendjen; i hedh ujë zjarrit e qetëson gjendjen e acaruar, e shuan sherrin; i hyri uji (ujët
      • ) nën rrogoz (nën hasër); i hyri ujët (uji) nën rrogoz (nën hasër) jam në ato ujëra vazhdoj të merrem me një punë; (është) ujë që s'ecën (është) shumë i plogësht; të jep ujë me bisht (me shpinë) të lugës (me shpinë të dorës) është shumë i zoti, nxjerr dhjamë nga pleshti; ta hedh me zotësi; të jep ujë me shoshë (me kaçile) është shumë i zgjuar e i shkathët; keq. ta hedh; / të ngop me lugë të zbrazët; ka ujin (ujët) në arë (në misër) është shumë i zënë, është me ngut; / i shkojnë gjërat mbarë, e ka punën në vijë; i lëshon shumë ujë mullirit mospërf. flet shumë e pa i peshuar gjërat; nuk i merr (nuk i ngre, nuk i zë, nuk i ha) ujë lopata (shati) nuk i ecën fjala, nuk e dëgjojnë; / nuk ia arrin qëllimit; nuk i shkon puna mbarë; e mban me ujë të ngrohtë (të vakët) e mban me fjalë të mira e me shpresa të kota; nuk mban më ujë orizi (pilafi, kosi, vera) nuk mund të pritet më, nuk ka si shtyhet më tej një punë; / nuk durohet dot më, u mbush kupa; mbush (mban, merr) ujë me shoshë (me shportë) bën punë kot; përpiqet pa dobi; ngre ujin përpjetë s'ka gjë që s'bën; noton në po ato ujëra (me dikë) keq. ndjek po atë rrugë si dikush tjetër, ka gati të njëjtat mendime e pikëpamje; është në po atë gjendje të padëshirueshme; noton në ujëra të turbullta keq. merret me punë të këqija a të pandershme; nxjerr ujë (mjaltë
      • ) nga guri; i nxori ujë të zi (diçkaje) e shkatërroi nga rrënjët; / (dikujt) e mundoi, duke e detyruar të punojë shumë; e qortoi rëndë; peshkon në ujë të turbullt (në ujëra të turbullta) keq. vepron në mënyrë jo të ndershme, duke u munduar të përfitojë nga vështirësitë që ka dikush, një vend etj.; e ngatërron një gjendje që të nxjerrë përfitime; ka pirë shumë ujëra (dikush) ka parë shumë gjëra në jetë, ka përvojë të madhe; nuk pi ujë (diçka) nuk ka vlerë; nuk ndikon; kemi pirë ujë në një krua jemi prej një vendi; e njohim mirë njëri-tjetrin; ka pirë ujë në shumë burime (kroje) ka përvojë të gjatë, është i rrahur nga jeta; prashit (mih, lëron) në ujë mundohet kot, rreh ujë në havan; nuk janë qetësuar ujërat nuk është qetësuar ende gjendja; i hodhi (i qiti) në ujë (paratë) i prishi, i harxhoi kot (paratë); rreh (shtyp) ujë në havan merret me një punë të kotë, humbet kohën pa dobi; flet kot; ka rrjedhur (ka kaluar) shumë ujë ka kaluar një kohë e gjatë; ta shet ujin (e pusit) për verë ta hedh, të mashtron; ta shkon (ta fut, ta kalon) ujin (ujët
      • ) nën rrogoz (nën hasër, nën vete); shto ujë e shto miell mospërf. e zgjat a e zvarrit një punë pa fund, duke e zmadhuar pa nevojë; turbullon ujin sjell ngatërresa, hap telashe; përzien ujërat bashkon a ngatërron gjëra të ndryshme ose që u takojnë njerëzve të ndryshëm; ujë i tërbuar shak. raki; si uji me zjarrin që nuk i bashkon asgjë, të papajtueshëm; i ka ardhur uji në mulli (dikujt) i shkojnë punët mbarë, i ecën.