UJËS
Im. sh.
- Një copë dru që shërben për të mbyllur o për të hapur lugun nga ku lëshohet uji mbi pendët e mullirit.
- Vegël e thjeshtë me një qepar, që përdoret nga muratorët e nga zdrukthëtarët për të parë nëse është horizontal apo jo një rrafsh, nivel.
IImb.
- Që rritet a që rron në ujë, ujor. Bimë ujëse. Gjarpër (shpend, insekt) ujës. Breshkë ujëse. Gjel ujës.
- Që ka shumë lëng, i lëngshëm, i ujshëm (për pemët dhe për disa perime). Dardhë (qershi) ujëse. Pjepër ujës. Domate ujëse.
Shprehje
- Kungull ujës bot. kungullujës.