Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    UJK

    Im. sh.
    1. Ujq(it) dhe ujqër(it) 1. zool. kafshë e egër mishngrënëse, e ngjashme me qenin, me qime të përhime në të verdheme: kope (lukuni) ujqish; u bë ujk u tërbua nga zemërimi; ujku mjegull do (fj. u.); s'trembet ujku nga mushkonjat (fj. u.); ujku qimen ndërron, por zakonin s'e harron (fj. u.); unë them "ja ujku!", ti kërkon gjurmët (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!); delen (dhinë) që ndahet nga tufa e ha ujku (fj. u.); qeni që s'di të lehë, ta sjell ujkun në vathë (fj. u.); çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami (fj. u.). 2. fig. keq. njeri shumë i egër e i pamëshirshëm; lakmues i pangopshëm; / njeri shumë i fortë; njeri shumë i aftë për punë; njeri i rrahur nga jeta: ujk i vjetër (plak); ujk deti detar i vjetër e me përvojë.

      Shprehje

      • Fut ujkun në vathë fut armikun në shtëpi; (e pagoi) si ujku me lëkurën mori dënimin e merituar, e pagoi me kokë; (e shikon, e vështron) si ujku hënën e shikon me inat; e ka parë ujkun që i vogël (që foshnjë) është njeri i rrahur me jetën; nuk trembet nga rreziqet; prej ujkut ra në gjarpër ra nga shiu në breshër; ujk me brirë bised. njeri me të cilin nuk merresh dot vesh; / njeri i shëmtuar; diçka shumë e pahijshme dhe e shëmtuar; diçka që nuk shkon mbarë dhe krijon vështirësi e pengesa; (shkojnë) si ujku me dhinë (shkojnë) si macja me miun; ujk me lëkurë qengji njeri i pabesë, që i mbulon qëllimet e veta duke u shtirë si i mirë; i vari ujkut mëlçitë në qafë iron. i besoi dikujt atë gjë që ai e lakmonte më tepër; ia la në dorë fatin e vet armikut; vuri ujkun bari i ngarkoi një detyrë me përgjegjësi një njeriu të pandershëm e të pabesë në një lëmë ku ai patjetër do të dëmtonte.
    IIm. sh.
    1. Ujq(it) shtyllëz që mbështetet mbi trarët e tavanit dhe që mban cungalët e kulmit.