UL
kal.
- E zbres nga lart poshtë; e vë të rrijë a të mbështetet diku; kund. ngre, çoj: uli aeroplanin; e uli në karrige (në prehër); uli dorezën e telefonit; e uli përdhe.
- E shpie poshtë; e kaloj nga qëndrimi pingul në gjendje të shtrirë, lëshoj; kund. ngre, çoj: ul kokën (kurrizin, krahët); uli degët; ul kapakun (perden); uli pëlhurat e barkës mblodhi velat; uli sytë.
- Edhe fig. e bëj më të vogël, më të dobët etj.; i pakësoj rëndësinë a vlerën; e zbres në një shkallë më poshtë në detyrë; kund. rrit; ngre: ul temperaturën (trysninë); ul çmimin (shpenzimet); ul shpejtësinë; ulën prodhimin; ia ulën dënimin; e uli zërin (ndjeshmërinë); ia uli zemërimin; e ul nivelin e shfaqjes (e veprës); e ulën në përgjegjësi.
- fig. I cenoj vetitë morale a i zvogëloj meritat; poshtëroj: e uli veten shumë.