Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ULEM

    vetv.
    1. Zbres nga një vend më i lartë në një vend më poshtë; shkoj nga malësia në fushë a nga Veriu në Jug; zbres në tokë; kund. ngjitem; ngrihem: ulu poshtë!; po ulen retë; u ulën në Myzeqe; ulem me parashutë; ulet në pistë; / v. III bie ngadalë mbi një sipërfaqe: ulet mjegulla.
    2. Zë vend ndenjur, rri diku; kund. ngrihem, çohem: u ulën këmbëkryq; u ul në karrige (përdhe); ulem në bisht ulem galiç; / nis një punë që kërkon të rri ndenjur; filloj të bëj diçka që kërkon kohë, shtrohem: u ulën në bukë; u ulën shtruar ia nisën një pune pa u ngutur e me kujdes.
    3. v. III shkon më poshtë nga sipërfaqja, bie, vithiset; bëhet më pak i ngritur: u ulën degët; u ul toka; iu ul gunga; / perëndon, varet: u ul dielli.
    4. Kërrus trupin, përkulem: ulu, se mos përpjekësh kokën!.
    5. v. III, edhe fig., vetv. e ul3; kund. rritet; ngrihet: po ulet temperatura; u ul niveli i ujit; u ul era (stuhia); m'u ul dhembja (inati).
    6. fig. Përulem përpara dikujt; nënshtrohem; më bie vlera ose rëndësia: nuk ulet në sytë e të tjerëve.
    7. fig. bised. Qetësohem, më bie zemërimi: u ul shpejt. / pës. ulem.