URTËSI
f.
- Sjellje e urtë dhe e shtruar, të qenët i urtë. Sillet me urtësi. Dallohet (shquhet) për urtësi.
- Dije e thellë dhe e gjerë e fituar nga përvoja e gjatë e jetës; qëndrim që mbështetet në këtë dije, gjykim a veprim i matur e i peshuar mirë; mençuri; maturi, pjekuri. Urtësia popullore. Drejton (udhëheq) me urtësi. Flet (vepron) me urtësi.