USHQIMOR
mb.
- Që ka të bëjë me ushqimin, që lidhet me ushqimin, i ushqimit; që përmban ushqim, që shërben si ushqim; që përdoret në ushqim. Artikuj ushqimorë. Sende ushqimore. Lëndë ushqimore. Vajra (yndyra) ushqimore. Nevoja (kërkesa) ushqimore. Vlera ushqimore. Baza ushqimore. bujq. tërësia e ushqimeve që përgatiten për bagëtitë. Njësi ushqimore. bujq. vlera ushqyese që ka një kilogram elb ose tërshërë.
- Që përgatit dhe përpunon ushqime; që shërben për ruajtjen dhe për tregtimin, e ushqimeve; i ushqimeve. Industria ushqimore. Kombinat ushqimor. Fabrikë ushqimore. Ndërmarrje ushqimore. Dyqan ushqimor. Rezerva ushqimore.
- Që ka të bëjë me mënyrën se si ushqehet dikush, që lidhet me kërkesën për ushqim. Regjimi ushqimor.
- drejt. Që ka të bëjë me sigurimin e ushqimit e të mjeteve te jetesës për dikë. Detyrimi ushqimor. Pension ushqimor.