Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    USHQYES

    Im. sh. spec.
    1. Mjet, pajisje, përçues, kanal etj., i cili sjell diçka që i nevojitet një mekanizmi, një aparati, një makine për të punuar ose që përpunohet prej tyre. Ushqyes i radiostacionit. Ushqyes i rezervuarit. Ushqyes i mullirit. Ushqyes me pllakë. Takoj ushqyesin.
    IImb.
    1. Që lidhet me aftësinë për të dhënë një sasi të caktuar ushqimi; që ushqen; i ushqyeshëm. Vlerë ushqyese. Përmbajtja ushqyese. Lëndë ushqyese. Gjellë ushqyese. Sipërfaqe ushqyese. Mjedis ushqyes. biol. mjedis ku rriten mikroorganizma për qëllime studimi.
    2. spec. Që i sjell një pajisjeje, një mekanizmi etj. diçka të nevojshme me të cilën punon ose të cilën e përpunon, që ushqen. Rrymë ushqyese. Bateri ushqyese. Makinë ushqyese. Kanal ushqyes. Stacion ushqyes. Gyp ushqyes.